Fuqitë e Mëdha dhe ndikimet në shtetformimin në Evropën Juglindore: rasti i Shqipërisë dhe praktikat krahasuese në Greqi dhe Bullgari
Fjalët Kyçe:
Konferenca e Londrës, Fuqitë e Mëdha, Greqia, Bullgaria, Princ WiedAbstrakti
Konferenca e Londrës është një ngjarje me rëndësi dhe me ndikime të shumëfishta për shtetin dhe kombin shqiptar. Ajo njohu pavarësinë e Shqipërisë dhe përcaktoi formën e regjimit, si dhe strukturën kryesore të funksionimit të tij. Vendimet e tij mbetën në fuqi për më shumë se një dekadë, deri në formësimin e institucioneve vendore legjitime dhe kalimit në modelin republikan, megjithatë eksperimenti me Princ Wied rezultoi afatshkurtër dhe jo produktiv. Duke e parë Konferencën e Londrës dhe Shqipërinë si pjesë të një procesi dhe në kontestin historik të kohës, është e nevojshme të theksohet se praktika e ndjekur në rastin e Shqipërisë nuk ishte e re dhe se një qasje krahasuese midis modeleve të ndjekura në rajon do të ishte objekt studimi me interes për të analizuar tiparet e përbashkëta dhe dallimet, ndikimin e brendshëm, aktivitetin e institucioneve të krijuara nga Fuqitë e Mëdha të kohës dhe bilancin e tyre për shtetet përkatëse. Në këtë punim analizohet vendimmarrja e Konferencës së Londrës për Shqipërinë, me modelet e përafërta të aplikuara në Greqi (1832) dhe në Bullgari (1878), roli i Fuqive të Mëdha dhe legjitimiteti i institucioneve të krijuara, si dhe ndikimet e akteve ndërkombëtare në formësimin e shteteve moderne në Evropën Juglindore. Punimi mbështetet kryesisht në dokumentet zyrtare të shteteve respektive, si dhe në studime profesionale mbi objektin e përzgjedhur.
