Disa të dhëna të konsujve austro-hungarezë për Kryengritjen e shtatorit (1913)

Auteurs

  • Mentor Hasani

Mots-clés :

Konsujt, Austro-Hungaria, Shqipëria, Kryengritja e Shtatori, viti 1913

Résumé

Që hershëm Perandoria Austro-Hungareze ka shfaqur hapur interesimin e saj për çështjen shqiptare dhe zgjidhjen e saj. Andaj, politika e jashtme e Vjenës ka qenë e lidhur drejtpërsëdrejti ose tërthorazi me Shqipërinë dhe shqiptarët. Kontributi i kësaj perandorie dualiste në krijimin e shtetit shqiptar tashmë është vlerësuar gjithanshëm në historiografinë shqiptare. Por, diplomacia austro-hungareze nuk rreshti së bëri përçapje edhe në procesin e shtetndërtimit të Shqipërisë menjëherë pas pavarësisë, duke qenë e përfshirë aktivisht në të gjitha ngjarjet dhe proceset politike, kulturore e ekonomike. E interesuar posaçërisht për Ballkanin, kjo Perandori shikonte me vëmendje të veçantë zhvillimet në trevat shqiptare, të cilat synoheshin nga monarkitë ballkanike të krijuara përreth. Prandaj ajo ishte e pranishme me përfaqësi të shumta diplomatike; kishte kryekonsullata në qendrat e katër vilajeteve shqiptare, përkatësisht Shkodër, Manastir, Janinë e Shkup dhe konsullata në shumë qytete të tjera, si në Vlorë, Prizren, Mitrovicë etj. Nga të gjitha këto përfaqësi, sikur edhe nga ato në Beograd, Romë, Sen Petersburg etj., diplomatët austro-hungarezë në baza ditore i raportonin Berchtold-it, rrjedhimisht Vjenës për të gjitha zhvillimet që ndodhnin në trojet shqiptare në vitin e parë pas pavarësisë. Në këtë kontekst punimi shqyrton, një sërë raportesh konsullore të cilat kanë pasur në fokus Kryengritjen e Shtatorit (1913), të cilat ofrojnë të dhëna esenciale mbi zhvillimin e kryengritjes, por edhe shkaqet dhe pasoja e saj. Në këtë punim kemi bërë një analizë të strukturuar kritike mbi bazën e burimeve arkivore dhe historiografike si dhe përdorimit të metodave bazë të kërkimit historik, nga e cila kemi nxjerrë rezultate të reja mbi një sërë çështjesh që e kanë karakterizuar Kryengritjen e Shtatorit (1913), por me theks të veçantë qëndrimin e Vjenës zyrtare në lidhje me këtë çështje.

Téléchargements

Les données relatives au téléchargement ne sont pas encore disponibles.

Téléchargements

Publiée

2023-10-26

Comment citer

Hasani, M. (2023). Disa të dhëna të konsujve austro-hungarezë për Kryengritjen e shtatorit (1913). Instituti I Historisë "Ali Hadri" Kosovë, (1), 81–90. Consulté à l’adresse https://mail.konferenca.al/ih-rks/article/view/8