Qëndrimi i Fuqive të Mëdha ndaj krijimit të Aleancës Ballkanike (1912) dhe synimeve të saj
Parole chiave:
Aleanca, Fuqitë e Mëdha, lufta, aleatët ballkanikë×Abstract
Krijimi i aleancës midis shteteve ballkanike për një luftë të përbashkët kundër Perandorisë Osmane sado që si ide është e hershme megjithatë erdhi në shprehje vetëm në fillim të dekadës së dytë të shekullit XX. Kjo koincidon më forcimin e lëvizjes kryengritëse shqiptare (1908-1911) por edhe luftës italo-turke për Triplolin (1911). Nga ideja deri te krijimi i aleancës ishte një ndërmarrje shumë komplekse. Rivaliteti serbo-bullgar në një anë dhe synimet e shteteve sllave dhe ortodokse të Ballkanit që të linin jashtë çdo aleance shqiptarët, anipse këta po e luftonin sundimin osman, përbën një pjesë të këtij punimi, derisa theksi i saj do të bjerë me rolin që kishin fuqi të caktuara në mbështetje të idesë së krijimit të aleancës dhe hezitimet e shqetësimet e fuqive tjera. Rusia nga ana e saj printe grupin e fuqive mbështetëse, derisa Austro-Hungaria ishte njëra nga fuqitë më të shqetësuara nga krijimi i aleancës, duke e ngritur kështu alarmin edhe te Gjermania dhe Italia. Bërja publike e aneksit sekret që përmbante aleanca, i cili parashihte ndarjen e trashëgimisë turke në Evropë midis aleatëve ballkanikë, paraqet një moment kur edhe fuqitë mbështetëse (Franca dhe Britania) ngritën hezitimet dhe shqetësimet e tyre.
